Transmetuar më 18-09-2018, 14:00

Këngëtarja Adelina Tahiri ishte mjaft aktive në rrjetet sociale gjatë gjithë shtatzënisë dhe të njëjtën gjë po bën edhe pak ditë pasi ka sjellë të birin në jetë.

Së fundmi ajo ka publikuar fotografinë e parë të të voglit, i cili shihet i vendosur në shportën e bebes ku duken këmbët dhe duart e vogla, ndërsa tregohet e kujdesshme që ti mbulojë fytyrën.

Gjithashtu ajo ka publikuar një fotografi ku mban syze dielli, ndërsa në sfond shihet biberoni i së bijës.

Pak ditë më parë ajo u shfaq në një festë në mbrëmje, ku e veshur me një fustan të zi transparent, ekspozoi format e saj trupore, pa asnjë lëshim nga shtatzënia.

Adelina u bë nënë për herë të parë më 27 gusht, ku solli në jetë të birin Jon.

Në fillim të këtij viti, Adelina lidhi kurorë me avokatin e pasur maqedonas Serjozha Markov, i cili është rreth 50 vjeç, ndërkohë që Adelina Tahiri nuk i ka mbushur as të 30-at. /a.y/noa.al