Transmetuar më 18-09-2018, 11:56

Njëri nga të arrestuarit për bllokimin e 3.4 milionë eurove në dy makinat “Toyota Yaris” në Durrës, ka kërkuar lirinë.

Klevis Lika, 21 vjeç, lindur në Bulqizë, banues në Tiranë, ka dalë sot para Gjykatës së Krimeve të Rënda, këtë të martë, por gjykata e shtyu seancën.

Ai ka kërkuar lirinë duke thënë se dëshiron që të vazhdojë shkollën, më konkretisht gjimnazin, të cilin e ka ndërprerë në mes.

Kërkesa për ndryshimin e masës së sigurisë nga “arrest me burg” ku ndodhet, është bërë nëpërmjet avokatit Saimir Visha.

Por shtyrja e seancës u bë për ditën e nesërme, në orën 09.00, për shkak të mungesës së prokurorit. I riu u arrestua pasi shoqëronte ngarkesën e automjeteve ku u gjetën dhe sekuestruan 3.4 milionë euro.

Krahas tij u bë arrestimi në flagrancë i Agim Çeka, 61 vjeç, lindur në Luz i Madh, banues në Durrës; Edi Lika (Cani), 41 vjeç, lindur në Dibër, banues në Tiranë, i biri Klevis Lika, 21 vjeç, lindur në Bulqizë, banues në Tiranë dhe Alban Mollaymeri, 40 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë.

Gjithashtu janë shpallur në kërkim kushërinjtë Alfred Vladi dhe Elvis Vladi, si porositës të ngarkesës me sasinë e parave, të cilat u zbuluan në portin e Durrësit. /a.y/noa.al