Transmetuar më 18-09-2018, 11:39

Instituti i Shëndetit Publik, ka mbyllur një gjimnaz në Klos, për shkak se godina ishte e dëmtuar dhe me mungesë të theksuar kushtesh higjienike.

Më konkretisht në gjimnazin “Shaban Çollaku” Klos ka pasur një grup pune për inspektim nga Instituti i Shëndetit Publik.

Ata kanë konstatuar shume probleme në godinën e shkollës, të cilat janë bërë të ditura disa herë në bashkinë Klos dhe në raportimin e fundit të bërë në Ministrinë e Arsimit.

Për shkak të këtyre problemeve, grupi i punës ka marrë masën urgjente “Mbylljen e shkollës” nga data 17 shtator deri më 22 shtator 2018.

ISHP thotë se drejtoria e shkollës ka kontaktuar menjëherë me bashkinë Klos dhe, iu është thënë që do të ndërhyhet që nga dita e nesërme në godinën e shkollës. /a.y/noa.al