Transmetuar më 18-09-2018, 10:59

Tatuazhe tajlandeze me kuptim absurd! Një tatuator ka mashtruar me dhjetëra klientë, duke shkruar në lëkurën e tyre, fjalë krejt ndryshe nga ato që ata besonin se kishin stampuar në lëkurën e tyre.

Bëhet fjalë për shprehje qesharake, në rastin më të mirë të çuditshme dhe në raste të tjera fyerje dhe fjalë të pista.

Siç raporton sajti ‘Thai Visa News’, një numër i madh përdoruesish zbuluan atë që realisht ishte shkruar në trupin e tyre, pasi publikuan pamjet e tatuazheve në Facebook.

Disa prej tyre u kontaktuan nga persona tajlandezë, të cilët iu përkthyen fjalët, të cilat nuk korrespondonin aspak me atë që mendonin se kishin shkruar.

Një pjesë prej tyre kishin shkruar emra ushqimesh, të tjerë restorantesh dhe të tjerë akoma fjalë fyese.

Tatuatori përfitoi nga fakti se klientët e tij nuk e dinin gjuhë, duke u tallur me ta.

Imazhet u përhapën me shpejtësi në rrjetet sociale, ku i dyshuari u demaskua, ndërsa ndaj tij kanë nisur hetimet. /a.y/noa.al