Transmetuar më 18-09-2018, 10:13

Del vendimi për lirimin nga burgu të Ermal Hoxhës. Gjykata e Fierit me gjyqtarin Piro Sota vendosi pranimin e kërkesës së Ermal Hoxhës për pezullimin e ekzekutimit të pjesës së mbetur të dënimit të të dënuarit Ermal Hoxha prej 1 viti e 6 muaj burg.

Lirimi bëhet me kusht që gjatë një afati prove të barabartë me pjesën e mbetur të dënimit, i dënuari Ermal Hoxha të mbajë kontakte me Zyrën Vendore të Shërbimit të Provës dhe të mos kryejë asnjë vepër tjetër penale.

Gjatë kësaj kohe sipas vendimit të publikuar nga ‘Ora’, Ermal Hoxha nuk do të shoqërohet me persona të dënuar.

Vendimi i Gjykatës së Shkallës së Parë Fier mban datën 13 shtator 2018.

Ermal Hoxha, u arrestua në muajin janar të vitit 2015 gjatë operacionit “Xibraka”, i akuzuar për kokainë. /a.y/noa.al