Transmetuar më 18-09-2018, 10:00

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka dhënë një njoftim një njoftim të rëndësishëm për të gjithë gjimnazistët që kanë dëshirë të jetojnë një vit në Amerikë, për t’u shkolluar falas.

Nëpërmjet një njoftimi, në Facebook, ambasada thotë se nëpërmjet programit “Yes”, mundësohet një bursë e plotë e cila i ofron nxënësve të shkollave të mesme në Shqipëri mundësinë për të jetuar me një familje amerikane dhe për të studiuar një vit në një shkollë të mesme amerikane.

Po ashtu nëpërmjet një skice detajohet, edhe mënyra si të aplikohet.

Njoftimi i plotë i ambasadës

“Jeni gati të kaloni një vit në Shtetet e Bashkuara, të mësoni për kulturën amerikane dhe të ndani traditat tuaja me amerikanët? Aplikoni në programin tonë YES, një bursë e plotë e cila i ofron nxënësve të shkollave të mesme në Shqipëri mundësinë për të jetuar me një familje amerikane dhe për të studiuar një vit në një shkollë të mesme amerikane- pa pagesë! Ju mund të regjistroheni paraprakisht online për testimin në Tiranë në adresën: https://bit.ly/2x1FJ4B

(Për testimin në Fier më 19 tetor nuk ka nevojë për regjistrim paraprak). Për më shumë informacion dhe detaje, ju lutemi të kontaktoni American Councils në adresën [email protected]. /a.y/noa.al