Transmetuar më 18-09-2018, 09:45
Foto ilustruese

Një aksident me pasojë vdekjen është shënuar mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Elbasn-Cërrik.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:40, në fshati Malasej, Cërrik, ku 57-vjeçari I.M., banues në Peqin, duke drejtuar mjetin tip “Ford”, me targa AA 562 EC, ka përplasur një këmbësore.

Ai ka përplasur këmbësoren Etleva M., rreth 40 vjeçe, banuese në fshatin Banjë.

E dëmtuara u transportua për në spital por për shkak të plagëve të marra humbi jetën gjatë rrugës për në Spitalin e Elbasanit.

Sakaq drejtuesi i mjetit është shoqëruar në komisariatin e Policisë Cërrik, ndërkohë që grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit. /a.y/noa.al