Transmetuar më 18-09-2018, 09:19

Një situatë e pazakontë gjatë ndeshjes së futbollit Vasco da Gama-Flamengo në Brazilit, nuk ndodhi prej ndeshjes, por prej një ambulance.

Në finalen e ndeshjes së kësaj të diele, ambulanca hyri në fushë për ti ardhur në ndihmë futbollistit Bruno Silva.

Por gjatë rrugës, ambulanca ndaloi në fushë dhe nuk arrinte që të lëvizte më.

Kështu futbollistët përveshën mëngët për të dalë nga situata.

Ata e shtynë ambulancën, deri sa e nxorën nga fusha në mënyrë që të vijonin ndeshjen. /a.y/noa.al