Transmetuar më 18-09-2018, 07:29

Prej disa muajsh ajo ju përkushtua shtatzënisë, duke u shkëputur përkohësisht nga ekrani.

Por kjo e hënë ka qenë një ditë e veçantë për moderatoren Jona Spahiu.

Mësohet se ajo është bërë nënë për herë të parë, duke sjellë në jetë fëmijën e saj të parë, një djalë të shëndetshëm.

Në mënyrë të vazhdueshme Jona ka publikuar fotografi në rrjetet sociale, ku ndante momente nga shtatzënia.

Madje ajo shprehte edhe shqetësimet e përjetuara, si të vjella, fryrje, urth, pagjumësia dhe dhimbje shpine.

Kujtojmë se në mesin e shtatzënisë Jona Spahiu, lidhi kurorë me partnerin e saj Frenkli Ymeri. /a.y/noa.al