Transmetuar më 17-09-2018, 23:02
Foto ilustruese

Konfliktohen dy persona në Tiranë.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur gjatë mbrëmjes së sotme rreth orës 21:10, në një lokal në rrugën “Shefqet Musaraj”.

Në konflikt dyshohet se janë përfshirë pronari i një lokali bastesh Laert Lita rreth 35 vjeç, me një shtetas tjetër ende të paidentifikuar, i cili gjatë konfliktit ka qëlluar me armë zjarri.

Nga të shtënat me armë zjarri, nuk ka persona të lënduar.

Nga të shtënat me armë zjarri, nuk ka persona të lënduar.

Paraprakisht u raportua se një person është plagosur por informacioni rezultoi i pasaktë.

Policia ka shoqëruar në Komisariat pronarin e lokalit për veprime të të mëtejshme hetimore.

Gjithashtu po punohet për identifikimin dhe shoqërimin e shtetasit tjetër të përfshirë në konflikt./a.k/noa.al/