Transmetuar më 17-09-2018, 20:55

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, publikoi sonte rregullat bazë të propozimit të opozitës për vettingun në politikë.

Nëpërmjet një video sqaruese, z. Basha shpalli ato që ai i cilësoi si pesë rregullat kryesore ku do të bazohet i gjithë procesi i vettingut të politikanëve shqiptarë.

Sipas kryedemokratit, vettingun nuk do ta bëjë politika apo Kuvendi, por institucione të posaçme dhe të pavarura:

"-Vetingun e politikanëve nuk do ta bëjë politika, nuk do ta bëjë Kuvendi.

-Struktura e vetingut do të përbëhet nga profesionistë të pavarur nga politika.

-Vetingu i politikanëve do të ketë mbikqyrje ndërkombëtare.

-Vetingu i politikanëve do të jetë krejtësisht i pavarur nga ai i drejtësisë.

-Vetingu i politikanëve do të jetë i thjeshtë dhe transparent si dekriminalizimi, që nxori nga Kuvendi dhe zyrat e shtetit 333 persona me të kaluar kriminale". /a.k/noa.al/