Transmetuar më 17-09-2018, 18:22
Foto ilustruese

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të hëne në qytetin e Laçit ku tre persona janë plagosur me armë zjarri.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Sanxhak”, pranë një pike karburanti.

Tre të plagosurit janë nisur drejt Tiranës ndërsa raportohet se gjendja e tyre paraqitet e rëndë.

Sipas policisë, të plagosur kanë mbetur shtetasit Islam Shafloqi, Bajram Shafloqi dhe Gazmir Shafloqi, të afërm mes tyre

Burimet bëjnë me dije se një person i identifikuar me inicialet G.G., është arrestuar si i dyshuar për krimin.

Gjithashtu, në spital për ndihmë mjekësore ndodhet edhe shtetasi G.G., i dyshuar si autor i krimit pasi gjatë konfliktit fizik ka pësuar lëndime.

Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit mes katër personave.

Policia po kryen veprimet e mëtejshme hetimore në vendngjarje ku në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e zjarrit tip automatik./a.m./noa.al/