Transmetuar më 17-09-2018, 18:03
Kryeministri Edi Rama, foto ilustruese

Sot ishte dita e parë e vitit të ri shkollor.

Përpos urimeve nga politika, kjo ditë nuk kaloi pa debate lidhur me mbylljen e shumë klasave në shkolla të ndryshme të vendit.

Opozita zbriti në terren me deputetët të cilët nga qarqe të ndryshme denoncuan problematikat e konstatuara, një prej të cilave edhe mbyllja e klasave.

Por, lidhur me këto akuza ka ardhur reagimi i kryeministrit Rama përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Të pabesueshme shfaqjet e kukullave opozitare në mbrojtje të klasave kolektive, një kancer që kemi nisur ta operojmë me guxim pasi u zhvillua prej tyer në absurd, duke i zhytur fëmijët në terrin e paditurisë dhe analfabetizmit me dëftesë”, shkruan rama në Twitter./a.m./noa.al/