Transmetuar më 17-09-2018, 17:53
Momenti kur makina hyn në lokal

Një ngjarje e frikshme ka ndodhur në Adana të Turqisë ku një automjet është futur brenda një lokali.

Përplasja ishte mjaft e fortë por fatmirësisht nuk pati viktima.

Sipas autoriteteve turke, nga aksidenti mbetën të plagosur disa klientë të lokalit.

E gjithë skena e aksidentit është fiksuar nga kamerat e sigurisë.

Në pamje duken çastet kur papritur vetura futet në lokal dhe merr përpara disa klientë.

Policia ka nisur hetimet për ngjarjen.

Thuhet se drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin dhe ngjarja nuk ka të dhëna të ketë qenë e qëllimshme./a.m./noa.al/