Transmetuar më 17-09-2018, 17:28
Momentet kur kamera kap dritën e fortë

Kjo histori që vjen nga Northurmberland i Britanisë ka lënë me “gojë hapur” mijëra njerëz.

Edhe më skeptikët për ekzistencën e alienëve janë dridhur nga frika kur kanë parë pamjet e servirura që një baba kishte kapur në dhomën e së bijës.

Vajza ishte duke fjetur teksa pranë krevatit, u shfaq papritur një siluetë me ndriçim të fortë.

Ai shkoi i tmerruar por kur arriti në dhokë gjithçka dukej normale dhe vajza flinte e qetë.

“Ngriva nga frika, nuk mund të lëvizja. Nuk besoj në fantazma apo gjëra të tilla, por kjo ishte e pashpjegueshme”, tha babai i vogëlushes.

Ai tha se nuk është hera e parë që ndodhin gjëra të çuditshme në dhomën e vajzës së tij. Një herë tjetër atje ishte shfaqur nga hiçi një kukull.

“Njëherë është paraqitur në krevat një kukull, që duket se erdhi nga askund. Kurrë nuk e kishim parë, vetëm kur ia gjetëm pranë”, tha ai më tej./a.m./noa.al/