Transmetuar më 17-09-2018, 17:24

Dy shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë italiane, pasi u kapën me 800 kg marijuanë.

Policia e provincës së Foxhias ka sekuestruar një furgon tip Fiat Ducati me ngarkesën e drogës, ndërsa në pranga kanë rënë shqiptarët Marsel Brakollari, 25 vjeç, dhe Xhuljano Haxhiraj, 22 vjeç.

Kanë qenë forcat e rendit të cilët panë furgonin duke kryer manovra të dyshimta në zona Capojale, në komunën Cagnano Varano, në provincës e Foxhias.

Personat që ndodheshin në makinë nuk iu përgjigjën thirrjes së policisë për të ndaluar.

Vetëm pas një ndjekje prej disa minutash trupat e policisë italiane kanë mundur të ndalojnë furgonin me drogë, i cili ka tentuar disa herë të përplaset me automjetin e policisë e më pas është përplasur me bordin e rrugës.

Pas aksidentit 4 persona në bordin e tij janë përpjekur të largohen në këmbë.

Policia italiane ka munduar të kapë vetëm 2 prej tyre, shqiptarët Marsel  Brakollari dhe Xhuljano Haxhiraj, 22-vjeç.

Sipas autoriteteve italiane droga kap në treg një vlerë prej 6 milionë euro. /k.k/noa.al/