Transmetuar më 17-09-2018, 14:39

Një super operacion i policisë, i zhvilluar në Ballkan, më konkretisht në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi, Serbi dhe Boshnje Hercegovinë, ka vënë në pranga 180 persona, mes tyre dhe shqiptarë.

Operacioni është zhvilluar mes datave 5 dhe 9 shtator, ku kanë marrë pjesë 8300 agjentë policie, në kuadër të goditjes së krimit të organizuar dhe trafikut të drogës.

Gjatë operacionit 32 persona janë arrestuar në fazën paraprake dhe 148 në fazën përfundimtare.

Aksioni është zhvilluar nga FRONTEX, EUROPOL dhe INTERPOL, ku gjatë tij janë sekuestruar 159 armë zjarri, eksploziv, 286 kilogramë drogë dhe armë të tjera.

Nga të prangosurit 13 janë arrestuar për kalim klandestinësh, 71 si emigrantë të paligjshëm, 36 si trafikantë droge, 3 për trafik armësh, 5 për trafik droge dhe armësh.

Ndërkohë 16 të arrestuar për mashtrim me dokumentacionin, ndërsa për katër të tjerë nuk bëhet me dije motivi.

Megjithatë nuk bëhen me dije identitetet e personave të arrestuar. /a.y/noa.al