Transmetuar më 17-09-2018, 13:09
Ish-gjyqtari Shkelqim Miri

Prokuroria ka dhënë sot pretencën për ish-gjyqtarin e Gjykatës së Lartë Tiranë, Shkëlqim Miri, i akuzuar për korrupsion.

Organi i akuzës kërkon dënimin e ish-gjyqtarit me 2 vite e 8 muaj burg. Dënimi i zbutur ndaj tij, vjen për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Prokuroria ka kërkuar edhe heqjen e së drejtës së ushtrimit të detyrës si gjyqtar për 3 vite dhe vendosjen e sekuestros për 30 mijë euro, ndërsa paratë e tjera të sekuestruara do i kthehen mbrapsht.

Organi i akuzës ka konkluduar se rezulton e provuar përfshirja e ish-gjyqtarit në veprime antiligjore, pasi ai dyshohet se ka marrë një ryshfet prej 30 mijë eurosh dhe ka dhënë një vendimin që favorizon lirimin nga burgu e një të pandehuri të dënuar më herët me 20 vjet burg.

Sakaq për kushëririn e tij në rolin e sekserit, Kujtim Miri u kërkua dënimi me 2 vite e 6 muaj burg.

Shkëlqim Miri u arrestua në nëntor 2017, pas ngritjes së akuzave për korrupsion pasiv. Gjatë kontrollit të banesës iu gjetën 300 milionë lekë në shtëpi. /a.y/noa.al