Transmetuar më 17-09-2018, 12:40

Rreth një muaj më parë bëri bujë dasma e mbajtur në “Villa d’Este” në Como të Italisë, mes trashëgimtares së Top Media, Sara Hoxha, me prezantuesin Ledion Liço.

Por tashmë që emocionet e asaj dite janë zbehur disi, Sara është përhumbur në kujtime.

Kështu ajo ka zbuluar disa nga fotografitë e albumit të dasmës, me momentet më të veçanta.

“Familja”, ka shkruar Sara, në një fotografi ku shihet çifti bashkë me djalin e tyre.

Një nuse fine dhe një dhëndër elegant, të shoqëruar në ditën e tyre të madhe nga vogëlushi i tyre.

Kujtojmë se Sara dhe prezantuesi Ledion Liço, u bënë prindër të të voglit London Noor, më 13 dhjetor të vitit 2016 dhe pas një viti e gjysmë nga lindja e djalit, ata vendosën që të jenë zyrtarisht burrë dhe grua. /a.y/noa.al