Transmetuar më 17-09-2018, 12:10

Një djalë i ri 26-vjeçar u sulmua nga një peshkaqen në brigjet e Cape Cod, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe gjeti vdekjen pak më vonë në spital.

Një ngjarje e tillë nuk ndodhte në zonë prej 80 vitesh. Viktima është Arthur Medici, nga Revere, në periferi të Boston.

Një dëshmitar që pa gjithë skenën e ndodhur këtë të diel, tha se i riu ndodhej në det bashkë me një shokun e tij, i cili nxitoi të dalë nga deti kur pa peshkaqenin të afrohej.

“Nisa të bërtisja: peshkaqeni, peshkaqeni! Dukej si një skenë filmi”, tha ai.

Shoku i viktimës e nxori direkt në breg, ku më pas u dërgua në spital por pa rezultat.

Plazhi i Caape Code, rastin e fundit me të një sulmi me peshkaqen e pati më 15 gusht, kur një 61-vjeçar mbeti i plagosur. /a.y/noa.al