Transmetuar më 17-09-2018, 11:57

Mijëra doza me lëndë narkotike të shpërndara kryesisht nëpër lokale, nga profesionistë por edhe nga minorenë.

Në orët e para të mëngjesit të sotëm policia e Lecce në Itali, vuri në pranga gjashtë shqiptarë dhe pesë italianë, të akuzuar për trafikim dhe shpërndarje të lëndëve narkotike.

Të arrestuarit janë shqiptarët Sajmir Sejdini, 27 vjeç, Klodian Shehaj 36 vjeç, Daniel Gjoci, 20 vjeç, Roxhers Nebiu, 27 vjeç, Rrapush Tafa 26 vjeç dhe Enri Shehaj, 25 vjeç.

Ndërkohë italianët e arrestuar janë Vincenzo De Matteis, 43 vjeç, me precedentë të mëparshëm penalë, vëllezërit Luca dhe Pasquale Di Battista, 26 dhe 32 vjeç, Gilberto Perrone, 22 vjeç dhe Domenico Scala, 41 vjeç.

Grupi ishte i specializuar në shpërndarjen e kokainës, kryesisht në Gallipolli, ku në cilësinë e provës materiale u gjetën doza me lëndë narkotike me një vlerë totale prej 360 mijë euro.

Lënda narkotike kushtonte 60 euro grami, dhe transportohej me shpejtësi nga një makinë tek tjetra.

Mes të arrestuarve në kuadër të operacionit “Amici miei” (Miqtë e mi), është edhe një anëtar i grupit famëkeq kriminal Sacra Corona Unita. /a.y/noa.al

Shkatërrohet banda e trafikut të drogës në Itali, mes të arrestuarve 6 shqiptarë