Transmetuar më 17-09-2018, 11:09

Në ditën e parë të shkollës, 16 mësues të shkollës 9-vjeçare në Çermë e Sipërme, në Lushnje, janë pezulluar nga detyra.

Bëhet me dije se Gjykata e Lushnjës pranoi kërkesën e Prokurorisë Lushnje, me vendim nr 119 date 13.09.2018, për pezullimin nga detyra të 16 mësueseve.

Për ta ka regjistrim si persona nën hetim me akuzat “Shpërdorim detyre dhe falsifikim i dokumenteve shkollore, mbështetur në nenet 248 e 187 të Kodit Penal.

“Procedimi penal me nr 400 viti 2017, ndërsa komunikimi i masës është kryer më date 14.09.2018”, informon policia.

Rasti për të cilin akuzohen arsimtarët ka të bëjë me një denoncim të një viti më parë nga emisioni investigativ ‘Stop’, sipas të cilit në shkollën e fshatit Çermë e Sipërme të Lushnjes, vetëm për periudhën 2013-2014 janë regjistruar 85 nxënës fiktivë, të cilët nuk kishin shkelur kurrë në shkollë. /a.y/noa.al