Transmetuar më 17-09-2018, 09:00

Qëllimi i tyre është që të ngadalësojnë shoferët, të cilët duhet të ulin shpejtësinë.

Vijat e bardha 3D janë aplikuar në rrugën Marchesetti, në Trieste të Italisë, në një pjesë rruge shumë kritike për kalimtarët që duhet ta kalojnë.

Iluzioni është i tillë, sa që duket sikur vizat janë të ngritura.

Momentalisht, kjo është e vetmja rrugë e kësaj natyre në Itali.

Por kjo ide nuk është e re, pasi më parë është aplikuar edhe në Indi, Rusi dhe Kinë.

Pikërisht për shkak të efektit që krijohet, siç mund të shihni në fotografi, drejtuesi i mjetit, detyrohet të ulë shpejtësinë. /a.y/noa.al