Transmetuar më 17-09-2018, 08:22

Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur një mënyrë ndryshe për të uruar nxënësit, me rastin e nisjes së vitit të ri shkollor.

Ditën e sotme, e hënë, 17 shtator, nis viti i ri shkollor, ku janë 480 mijë nxënës ata që do të ulen në bankat e shkollës.

Kreu i qeverisë e ka nisur këtë ditë, duke publikuar një video, ku shihen ambientet e reja të shkollës “Kosova”.

Ai thotë se pas 15 vitesh luftë, më në fund shkolla simbol e Tiranës, rilindi.

“Pas një lufte afro pesëmbëdhjetë vjeçare, me ata që e morën padrejtësisht si pronë, me ata që e dogjën, pabesisht si godinë, me ata që përmes gjykatësish të korruptuar donin ta kthenin këndin e saj historik në pallat, kam kënaqësinë t’ju uroj të gjithëve një vit të gëzuar e të suksesshëm shkollor, me “Kosovën” e rilindur, shkollën simbol të historisë së Tiranës që sot u hap fëmijëve dyert e të ardhmes, si mishërimi i ambicies sonë për Tiranën që duam, për Shqipërinë që duam”, shkruan Rama. /a.y/noa.al