Transmetuar më 17-09-2018, 08:09

Një operacion i policisë së Leçes në Itali, ka vënë në pranga 11 persona të akuzuar për trafik droge.

Operacioni është kurorëzuar në zonën e Gallipoli, në orët e para të kësaj të hëne.

Në pranga kanë përfunduar gjashtë shqiptarë dhe pesë italianë, të akuzuar si bashkëpunëtorë në trafikun e drogës.

Më konkretisht ata akuzohen se janë pjesë e një grupi të strukturuar kriminal, që merrej kryesisht me trafik kokaine.

Mes të arrestuarve është edhe një anëtar i grupit famëkeq kriminal Sacra Corona Unita.

Deri më tani nuk janë bërë ende me dije detajet e operacionit dhe as emrat e të arrestuarve. /a.y/noa.al