Transmetuar më 16-09-2018, 19:11

Arbana Osmani është një nga moderatoret më të pëlqyera për publikun shqiptar.

Gjatë gjithë verës moderatorja e njohur ka qenë mjaft e tërhequr nga rrjetet sociale.

E megjithatë ajo vijon të mos i ndahet detit.

Këtë gjë e tregon një fotografi e publikuar së fundmi.

Gjatë ditës së sotme ajo ka publikuar një foto ku shfaqet duke shijuar perëndimin e diellit.

E qeshur, simpatike dhe mjaft e ëmbël, duket se pushimet i kanë bërë mjaft mirë Arbanës.

Arbana pritet të rikthehet me sezonin e radhës në emisionin “Dua të të bëj të lumtur” në Top Channel.

Më poshtë keni fotografinë e saj duke shijuar perëndimin në bregdet./a.k/noa.al/