Transmetuar më 16-09-2018, 16:21

Së fundmi pas shumë kohësh, në studion e “Opinion” ka qenë i ftuar ish-kryeministri Sali Berisha.

Në përfundim të programit moderatori Blendi Fevziu i ka komunikuar se dikush ka ardhur ta takojë.

Sipas revistës Who, bëhej fjalë për Ramazanin, minatorin që punonte në minierat e Bulqizës i cili u surprizua nga bashkëshortja në programin “Dua të të bëj të lumtur” nga Arbana Osmani.

Bashkëshortja e tij zgjodhi ta falënderojë publikisht për gjithë sakrificat dhe ndau me publikun historinë e dashurisë që lindi nga nëntoka.

Moderatori i ‘Opinion’ Blendi Fevziu ishte surpriza e madhe për Ramazanin gjatë mbrëmjes emocionuese.

Ai e ftoi të ndjekë live një nga emisionet e tij dhe mbrëmjen e kaluar e ka bërë realitet ftesën.

Duke qenë se Ramazani kishte shprehur dëshirën për të takuar ish-kryeministrin Sali Berisha, moderatori kishte zgjedhur emisionin e djeshëm për të mundësuar edhe takimin me të. Misioni i ‘Dua të të bëj të lumtur’ është përmbushur me sukses edhe jashtë ‘Top Channel’, në një tjetër ekran, si ‘Klan’.