Transmetuar më 16-09-2018, 16:03

Ngjarje të tilla nuk ndodhin çdo ditë.

E tillë është edhe kjo që do lexoni më poshtë, e ndodhur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku do ju lerë "gojëhapur".

Nensi Brof, një grua 68 vjecare, që u bë e njohur pas botimit të librit “ Si të vrasësh bashkëshortin tënd”, u akuzua nga policia e Oregon-it për vrasjen e të shoqit.

Daniel Brof, u vra 3 muaj më parë dhe lajmin e bëri të ditur vetë Nensi në adresën e saj zyrtare në Facebook.

Ajo shprehte keqardhje që bashkëshorti dhe miku i saj më i mirë ishte vrarë.

Nensi Brof në librin e saj liston një sërë arsyesh që e justifikojnë vrasjen e bashkëshortit, të veshura me petkun e ironisë.

Ky nuk është i vetmi libër i saj me këtë tematikë.

Ajo ka shkruar dhe dy libra të tjerë me titujt “Bashkëshorti i gabuar” dhe “I dashuri i gabuar”./a.k/noa.al/