Transmetuar më 16-09-2018, 14:52

“Jam i lodhur nga jeta! Doja të vrisja veten, por nuk ia dola, kështu që mendova të vras dikë tjetër”. Mori në dorë një shpatë samurai dhe me të vrau njerkën e tij.

Rueben Brathwaite, 17 vjeç, pas veprimit makabër, telefonoi policinë dhe tregoi gjithçka.

“Vdiq, e godita tetë nëntë herë në kokë me shpatë”, tregoi i riu. Viktima, Fiona Scourfield, ishte 54 vjeçe.

Siç deklaroi policia, adoleshenti kishte zhvilluar një interes të madh për vrasjet dhe gjymtimet, duke parë serialet amerikane. Ditën e krimit ai kishte pirë një filxhan çaji bashkë me njerkën, pas një dite normale shkolle.

Më pas e tërhoqi pas vetes në një fermë në Carmarthenshire, në jug të Uellsit, duke i thënë se macja e saj ishte plagosur, dhe më pas e sulmoi me shpatën e samurajit, duke e therur. Më tej ai e fotografoi kufomën e njerkës, me synim publikimin e fotografive në internet, por u ndalua nga policia.

Nga ekspertiza psikiatrike, rezultoi se i riu në momentin e sulmit, nuk ishte në gjendje të paqëndrueshme mendore, shkruan noa.al.

Brathwaite, i cili ishte 16 vjeç në kohën kur kreu krimin, shkoi për të jetuar me të atin dhe Scourfield në qershor të vitit 2013, pas debateve të ashpra me të ëmën.

Këtë të premte ai u dënua me burgim të përjetshëm. /a.y/noa.al