Transmetuar më 16-09-2018, 14:36

Vogëlushit Brody Allen, 2 vjeç, i mbeten vetëm pak javë për të jetuar. Një tumor në kokë, e preku vitin e kaluar, por që prej muajit gusht i janë ndërprerë kurat.

Familja Allen pati një ide të bukur, se si t’ia bënte sa më të gëzueshme ditët e fundit të jetës Brody: të festonin Krishtlindjet para kohe.

Në këtë nismë nuk u përfshi vetëm familja e të voglit Brody, por e gjithë lagja ku jetojnë, në Cincinnati, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Të gjitha banesat janë zbukuruar si për festën e Krishtlindjeve, ndonëse tre muaj më herët.

Nëna e Brody ka krijuar edhe një faqe në Facebook, e cila e ndihmoi që të përhapej më shpejtë historia e djalit të saj. Jo vetëm njerëz të lagjes, por edhe nga vende të ndryshme të botës, kanë nisur të shpërndajnë imazhet festive, në nder të të voglit Brody.

“Jemi pa fjalë! Ai i adhuron dritat e Krishtlindjeve. Është e pabesueshme që të shohim persona të panjohur që dërgojnë urime, apo kartolina për të”, tha për mediat motra e Brody, McKenzie, shkruan noa.al.

Ajo shtoi se këta persona po e transformojnë këtë moment të tmerrshëm për familjen, në diçka magjike që zor se harrohet. /a.y/noa.al