Transmetuar më 16-09-2018, 14:22

Gruaja refuzon që të bëj seks me të, ai vret djalin e tyre 6 muajsh, në shenjë hakmarrje.

25-vjeçari Maycon Salustiano Silva, u arrestua nga policia në shtëpinë e tij në Luziania, në shtetin e Goiás, jo shumë larg Brasilias në Brazil.

Ai akuzohet për vrasjen e djalit Michael, i ardhur në jetë nga martesa me të shoqen Jenniver, 20 vjeçe. Duket se çifti po grindej në mënyrë shumë të ashpër këtë të hënë, për shkak se e reja kishte refuzuar të bënte seks me të.

I lodhur nga refuzimet e saj, ai mori pistoletën që mbante në shtëpi dhe qëlloi foshnjën që flinte në krevatin e tij. I mituri u dërgua me urgjencë në spital, por pavarësisht ndihmës së dhënë, pas dy orësh u deklarua i vdekur.

Nga deklarimet e dhëna në polici, e reja deklaroi se e kishte refuzuar të shoqin në shtrat dhe ai ishte bërë shumë agresiv.

Ndërkohë që Maycon pretendon se kishte tymosur shumë marijuanë dhe nuk mban mend mbi çfarë ka ndodhur, shkruan noa.al.

Duke rindërtuar ngjarjen policia tha se fillimisht tentoi të vriste gruan, por kur ajo ju lut që të ruante qetësinë, ai e ktheu armën nga djali i tyre, duke e vrarë. /a.y/noa.al