Transmetuar më 16-09-2018, 14:07
Foto ilustruese

Një djalë i ri në Elbasan është marrë peng nga tre persona, të cilët e kanë kërcënuar me jetë.

Të dyshuar për ngjarjen janë Arben Raxha, 48 vjeç, Bekim Raxha, 21 vjeç dhe Erion Kaçuli, 18 vjeç, të tre banues në fshatin Griqan, Elbasan, të afërm me njeri tjetrin.

Ata akuzohen se paraditen e kësaj të diele, në lagjen “Emin Matraxhiu” Elbasan, kanë marrë dhe kërcënuar në mjetin e tyre, 25-vjeçarin A.S., banues në Elbasan.

I riu është lënë i lirë pas afro një ore, ku dhe ka bërë denoncimin në polici, çka çoi në arrestimin e të dyshuarve.

Noa.al mëson se tre të afërmit e akuzojnë 25-vjeçarin, për një vjedhje të ndodhur në banesën e tyre, duke e shigjetuar si përgjegjës.

Lidhur me këtë ngjarje hetimet janë në vijim, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë së Elbasanit për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”. /a.y/noa.al