Transmetuar më 16-09-2018, 13:40

As që e imagjinonte se ajo zhytje në pishinë, do i kushtonte humbjen e shikimit në syrin e majtë dhe vite të tëra mundimesh. Për të shpëtuar nga gjithë peripecitë, duhej vetëm të kishte hequr lentet e kontaktit para se të hynte në ujë ose të shkonte te okulisti qysh kur ndjeu simptomat e para të irritimit, në vend që të priste një javë.

Por Emma Jenkins, një 39-vjeçare angleze nga Bournemouth, nënë e dy fëmijëve, nuk bëri asnjë nga këto, duke e pësuar seriozisht, pasi nga kontakti i lentes me ujin e pishinës ajo mori një bakter mikroskopik, Acanthamoeba, i cili i shkatërroi kornenë dhe çoi në verbim. Ishte tetori i vitti 2013, kur Emma u zhyt në pishinë, gjatë pushimeve në Skoci me partnerin e saj Dean Keith.

Pasi notoi për 20 minuta, ajo ndjeu një irritim të fortë në syrin e majtë, ndaj hoqi lentet dhe ra të flinte me shpresë se në zgjim nuk do të kishte asnjë problem. Por e kishte gabim. Me kalimin e ditëve, dhimbja e kokës u shtua,shikimi u mjegullua, por për tu vizituar te mjeku priti të kthehej në shtëpi, pas një jave.

Kur mbërriti në Royal Bournemouth Hospital, ajo u diagnostikua nga një infeksion okular, i cili i kishte shkaktuar dëme të parikuperueshme. Emma mund të shihte ndonjë siluetë drite të mjegullt, por asgjë më shumë. Me kalimin e viteve situata u rëndua edhe më shumë, ku Emma e humbi plotësisht shikimin në njërin sy.

Vetëm në qershor të vitit 2016, ajo ju nënshtrua një transplanti në korne, prej të cilit fitoi pjesërisht shikimin, shkruan noa.al.

“Tashmë mund të shikoj, edhe pse jo qartë. Vuaj nga thatësira e syrit, por është shumë më mirë se të mos shohësh fare. Mendoj se janë të shumtë personat që si unë, i neglizhojnë rreziqet nga mbajtja e lenteve me kontakt. Të mësojnë nga rasti im”, thotë gruaja. /a.y/noa.al