Transmetuar më 16-09-2018, 12:54
Foto ilustruese

Një shqiptar ka tentuar që ti japë fund jetës duke i vënë zjarrin banesës së tij, teksa vetë u mbyll brenda.

Është kjo ajo që ka ndodhur natën mes të premtes dhe të shtunës, në Pistoia të Italisë.

Emigranti shqiptar B.M., 56 vjeç, i cili punonte si murator i vuri zjarrin banesës një katëshe, në gjendje të rënduar psikologjike.

Gjithçka pasi gruaja kishte marrë dy fëmijët dhe ishte larguar nga banesa, rreth dy javë më parë.

Ishte tymi i dalë nga banesa ai që lajmëroi fqinjët, të cilët njoftuan me urgjencë zjarrfikësit.

Emigranti shqiptar u gjet i intoksikuar, për shkak të tymit të madh që kishte thithur, por fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ai u arrestua nga policia për zjarrvënie të qëllimshme, dhe për rrezikun që ju kanosi banorëve që jetonin pranë shtëpisë së tij. /a.y/noa.al