Transmetuar më 16-09-2018, 12:41
Lenda narkotike e sekuestruar

Një operacion i policisë së Sarandës i koduar “Piramida”, ka zbuluar 33 kilogramë kanabis sativa, duke vënë në pranga dy persona.

Gjatë këtij operacioni, të zhvilluar pasditen e së shtunës, u bë arrestimi i Alment Bakullatit, 27 vjeç dhe Klement Domerit, 35 vjeç, banues në fshatin Shalë, Konispol.

Dy të rinjtë u kapën pasi në bashkëpunim me njeri tjetrin, po transportonin 33 kilogramë e 4 gramë lëndë narkotike kanabis sativa.

Lënda narkotike u gjet e ndarë në 6 pako, të cilën dy të rinjtë po e transportonin nga kufiri i gjelbër drejt shtetit grek pranë vendit të quajtur “Piramida 71/5”.

Dy të dyshuarit u arrestuan në kushtet e flagrancës, ndërsa lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Në ngarkim të tyre materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve” kryer në bashkëpunim. /a.y/noa.al