Transmetuar më 16-09-2018, 12:13

“Arrest me burg” është masa e sigurisë e vendosur nga Gjykata e Krujës ditën e sotme, për katër të arrestuarit e njohur si “të fortët” e Niklës.

Në vijim të hetimeve do të qëndrojnë në burg Marklen Haka 27 vjeç, Ylli Çangu, 42 vjeç, Skënder Leza, 34 vjeç, Valter Bami, 32 vjeç, ndërsa u la i lirë Lutfi Haka 67 vjeç.

Arrestimi i tyre u bë rreth orës 05.30 të 12 shtatorit, kur pasi u ndërpre energjia elektrike FNSH dhe RENEA, nisën kontrollet në banesat e të dyshuarve për veprimtari kriminale.

Gjatë këtij operacioni, u arrestuan pesë të dyshuarit, pasi në banesave dhe ambienteve të tjera, policia gjeti dhe sekuestroi, armë zjarri, një prej të cilave me dylbi, municione, mjet të blinduar, euro, dollarë e lekë si dhe sende të tjera të poseduara në mënyrë të paligjshme.

Të dyshuarit akuzohen për veprat penale armëmbajtje pa leje dhe pastrim i produkteve të veprës penale. /a.y/noa.al Pamje nga mësymja në vilat e “të fortëve” të Niklës, tufat me para dhe armët e gjetura

Pamje nga mësymja në vilat e “të fortëve” të Niklës, tufat me para dhe armët e gjetura on Vidnews.