Transmetuar më 16-09-2018, 11:59

Nga një i ri i pastrehë dhe me varësi nga heroina, sot është një milionerë në krye të 11 kompanive, mes tyre dhe Horizon Software.

Është kjo historia e pabesueshme e Bob L. Williamson, një biznesmen amerikan i cili vendosi të ndryshojë rrënjësisht jetën e tij, pas një aksidenti në punë, ku rrezikoi që të vdiste. Pas një fëmijërie shumë të vështirë në moshën 15-vjeçare Bob, e gjeti veten të varur nga alkooli dhe kishte ndryshuar shkollën 19 herë.

Me kalimin e viteve ai nisi të kishte varësi edhe nga heroina dhe metanfetamina, duke e gjetur veten, të jetojë në rrugë. Për të mbijetuar, ai kishte vendosur që të bënte grabitje dhe përfundoi disa herë në burgun e New Orleans, në Louisiana.

Pasi u transformua në Atlanta, të Georga, Bob Williamson asokohe 22 vjeç, vendosi që të punojë si murator, për të fituar ato pak dollarë që i duheshin për të blerë heroinë, por tashmë ndihej i burgosur i një jete të degraduar dhe po mendonte për vetëvrasjen.

Një aksident në punë, e detyroi që të qëndrojë gjatë në spital, ku gjatë kësaj kohe nisi të lexojë Biblën dhe të konvertohet në besimin kristian. Pak kohë më vonë takoi bashkëshorten e tij aktuale, me të cilën u martua në moshën 37-vjeçare.

Pasi u dezintoksikua, Bob nisi të punonte për një fabrikë që prodhonte bojëra. Brenda dy viteve ai u ngrit tetë herë në detyrë dhe pasi studioi të gjithë produktet, vendosi që në vitin 1977 të themelojë Wildlife Artist Supply.

Suksesi i kompanisë qe i madh, por kishte një problem tjetër, borxhet e akumuluara nga varësia e heroinës. Pasi e kuotoi kompaninë e tij në bursë, gjithçka u fundos, deri në faliment. I detyruar që të niset nga zero, Bob Williamson, vendosi që të shfrytëzojë njohuritë informatike të dy fëmijëve adoleshentë, të cilët aspironin të bëheshin programues, për të ideuar një software inovativ, një sistem që të drejtonte mensat dhe kafentë e shkollës në të gjithë SHBA.

Në vitin 1993, Bob krijoi Today Horizon Software International, e cila pas 25 vitesh, u shërben 15 mijë shkollave dhe universiteteve, dhe ka një fitim vjetor prej 26 milionë dollarësh, shkruan noa.al. Në sajë të këtij software, prindërit mund të zgjedhin gjithë çfarë fëmijët hanë në shkollë, duke bërë edhe pagesa elektronike në kohë reale dhe fare thjeshtë.

Bumi i sipërmarrjes së tij informatike, ka bërë që të jetë një anëtar i dhomës së tretë të tregtisë më të rëndësishme në SHBA dhe tashmë që është 71 vjeç, Bob Williamson është në krye të një grupi që mban emrin e tij dhe që drejton 11 kompani në sektorë të ndryshëm. /a.y/noa.al