Transmetuar më 16-09-2018, 11:09

Një person i cili lëvizte i armatosur, është kapur nga policia në kushtet e flagrancës.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në rrugë të ndryshme të qytetit të Lushnjes, mbrëmjen e kësaj të shtune, u bë arrestimi i Xheni Xhumari, 39 vjeç, banues në Lushnje.

Arrestimi i tij u bë pasi në lagjen “Karbunarë e Madhe” Lushnje, gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip “Benz”, iu gjet një armë.

Më konkretisht brenda në çantën e tij të dorës iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një pistoletë pa leje, një krehër, 14 fishekë pistolete dhe 4 fishekë arme gjahu.

Ndaj të dyshuarit hetimet janë në vijim, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë së Lushnjes për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”. /a.y/noa.al