Transmetuar më 16-09-2018, 10:58

Ditën e nesërme, e hënë 17 shtator, është paralajmëruar nisja e vjeljes së tarifës për Rrugën e Kombit.

Por banorët e Kukësit, kanë paralajmëruar protestë, e cila do të mbahet në orën 11.00.

Mësohet se pjesë e saj do të jetë edhe opozita, e cila iu ka bërë thirrje qytetarëve që të bashkohen.

Kujtojmë se që nga 17 shtatori, çdo qytetar i cili do të kalojë në Rrugën e Kombit do të paguajë tarifën prej 5 euro për çdo kalim.

Por përjashtim nga kjo tarifë bëjnë banorët e Kukësit, të cilët deri në 44 kalime do paguajnë 100 lekë për kalim dhe pas 44 kalimesh tarifën normale prej 5 euro.

Për mbledhjen e tarifës qeveria ka vendosur në ndihmë të koncesionarit edhe policinë.

Ndërkohë për të shmangur vonesat gjatë pagesës, janë bërë gati dhjetë sportele.

Sakaq për banorët e Kukësit ka dy korsi të dedikuara, 1 dhe 10, e para nga dalja e Kukësit drejt Tiranës dhe e dyta në kthim.

Tarifa e kalimit në rrugën Durrës-Kukës u vendos për herë të parë në fillim të muajit prill në masën 5 euro.

Pas vendosjes së këtij çmimi banorët e zonës, u ngritën në protestë duke djegur pikën e kalimit me pagesë.

Protesta e tyre u pasua me një valë arrestimesh, prej 23 personash.

Ndaj tyre u ngritën akuza si “shkatërrim prone”, “kundërshtim i punonjësve të rendit” dhe “tubim i paligjshëm”. /a.y/noa.al

Edi Rama shtrenjton edhe më shumë tarifën për Rrugën e Kombit, nis më 17 shtator