Transmetuar më 16-09-2018, 10:24

Kryebashkiaku i Tepelenës, Tërmet Peçi ka befasuar së fundmi, ku shfaqet në një video, duke kënduar për Enver Hoxhën dhe duke nderuar me grusht.

Gjithçka duket në videon që gjeni më poshtë, ku Peçi shihet duke kënduar për Enver Hoxhën, dhe duke nderuar me grusht diktatorin.

Peçi ju bashkua këngës së marrë nga Goliku i Grupit të Bënçës, gjatë një aktiviteti të mbajtur këtë të shtunë me rastin e 75-vjetorit të çlirimit të Tepelenës.

Në mënyrë të përsëritur, në refrenin e këngës thuhet komandanti Enver Hoxha, ndërsa në një moment thuhet Edi Rama.

Më poshtë gjeni videon e plotë. /a.y/noa.al