Transmetuar më 16-09-2018, 09:39
Foto ilustruese

Një shpërthim eksplozivi është shënuar gjatë natës që lamë pas në Pogradec.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:45 të kësaj të diele, në lagjen nr.1, në banesën e një biznesmeni, pronar i një televizioni lokal në Pogradec.

Në lulishten e banesës së 60-vjeçarit Bajram Fejzullahu, ka shpërthyer një sasi lënde shpërthyese, rreth 25 metra larg banesës.

Nga shpërthimi, nuk ka as dëme në njerëz dhe as dëme materiale.

Aktualisht po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Sakaq policia po merr në pyetje të zotin e shtëpisë, për të zbuluar ndonjë konflikt të mundshëm që mund të ketë pasur. /a.y/noa.al