Transmetuar më 16-09-2018, 09:29

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha tregon me anë të një video se pse industria e bixhozit është shumëfishuar gjatë qeverisë së Edi Ramës.

Ai thotë se Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj janë padrinot e bixhozit në Shqipëri.

Në video thuhet se kontrolli i biznesit të bixhozit ishte akti i parë i qeverisë së Edi Ramës.

Më tej nënvizohet se operacioni “Fundi i marrëzisë” nuk i mbylli lojërat e fatit, por se bixhozi u rrit me katër herë në katër vite.

Po ashtu thuhet se vëllai i Fatmir Xhafës, kontrollon një nga tre kompanitë në industrinë e bixhozit dhe se vëllai i Edi Ramës ka monopolin e monitorimit të pikave të basteve.

“Industria e bixhozit kontrollohet nga krimi i organizuar. Bixhozi qarkullon 500 milionë dollarë në vit. Pasurimi me krimin e organizuar detyron Edo Ramën të refuzojë vetingun e politikës. Veting pa vonesë”, thuhet në mbyllje të videos. /a.y/noa.al