Transmetuar më 16-09-2018, 09:00

Këngëtarja dhe moderatorja Rozana Radi, është një prej personazheve më të njohur të botës së showbizit.

Mjaft media të shkruara raportuan se Radi është fejuar dhe ka pranuar unazën e dhuruar nga partneri i saj.

E gjitha kjo, u përfol se ndodhi gjatë pushimeve të saj në Kapri.

E pyetur në intervistën e saj të parë në “Pop Culture”, Rozana ka mohuar kategorikisht këto lajme.

“Unë nuk jam e fejuar. Ja më shikoni gjë unazë? Unë bashkëjetoj prej 5 vitesh tashmë me dikë dhe nuk pres fejesë, por martesë”, rrëfeu Rozi për “Pop Culture”.

Kujtojmë se personi që i ka rrëmbyer zemrën Rozit, është Shpëtim Karakushi, oficer i policisë gjyqësore në Tiranë.