Transmetuar më 16-09-2018, 08:50

Muaji Gusht 2018, shënon edhe shifrat më të larta të vonesave dhe anulimeve të fluturimeve nga dhe drejt “Aeroportit Ndërkombëtar Nënë Tereza të Tiranës. Këtë fakt e bën të ditur Autoriteti i Aviacionit Civil, në buletinin më të fundit që ka publikuar.

“Nga të dhënat zyrtare që AAC disponon kompania me numrin tejet të lartë të vonesave vijon të mbetet “Fly Ernest” me 10 anulime në 31 ditë, dhe me vonesa që në shifra shkojnë në 19 mbi 3 orë por dhe disa mbi 6 orë. Kompania e dytë me më shumë vonesa renditet “Albaëings” me 7 vonesa mbi dy orë. Si arsye kryesore të dhëna nga kompania “Fly Ernest” jepen “AOG”- thuhet në buletin.

Sipas të dhënave të AAC, prej 10 muajsh është hapur një drejtori e dedikuar që asiston pasagjerët në plotësimin e formularëve të ankimimit për vonesat mbi 3 orë dhe anulimet e palajmëruara.

“Duke u bazuar edhe në rregulloret europiane, e vetmja mënyrë që qytetarët të përfitojnë 250 euro kompensim për dëmin e shkaktuar nga kompanitë, është plotësimi i formularëve”- thuhet në buletin.

Aktualisht në 10 muaj, janë plotësuar gjithsej 900 formularë animimi për 1500 persona.

Nga kontaktet e vazhdueshme që AAC ka me kompanitë ajrore, formularët janë duke u trajtuar dhe për një periudhë që varion deri në 6 javë, do të jenë edhe shifrat konkrete. AAC i rekomandon edhe njëherë pasagjerët që të ndjekin me vëmendje dhe të plotësojnë saktësisht formularët e ankimimit.

“Nëse përgjigja nuk është brenda pritshmërive të tyre ne u sugjerojmë të na kontaktojnë për asistencë në adresën elektronike: [email protected], ose pranë zyrave të Sektorit të së Drejtës së Pasagjerit në AAC”, njofton AAC, shkruan ‘panorama’.