Transmetuar më 16-09-2018, 08:42

Jay-Z kryeson listën e pasanikëve të këngëtarëve rep, të cilët kanë fituar më shumë gjatë vitit 2018.

Revista “Forbes” ka publikuar klasifikimin vjetori, ku bashkëshorti i këngëtares Beyonce, vetëm gjatë këtij viti ka fituar 76.5 milionë dollarë.

Shtim i ndjeshëm i të ardhurave ka ndodhur për shkak të turneut të fundit me të shoqen Beyonce.

Në vend të dytë renditet Puff Daddy, me 64 milionë dollarë, para të shtuara nga investimet në industrinë e pijeve alkoolike.

Në vendin e tretë renditet Kendrick Lamar, me 58 milionë dollarë. /a.y/noa.al