Transmetuar më 16-09-2018, 08:24

Prej disa ditësh, Kryeministri Edi Rama është ndalur në disa familje në varfëri ekstreme që jetojnë në shtëpi thuajse të shembura, të cilave iu premton ndihmë.

Këtë të diel ai ka publikuar një video nga fshati Pishaj në Gramsh, ku është ndalur në shtëpinë e Kujtim Sharkut, ku dy prindërit me katër fëmijët jetojnë në kushte ekstreme.

Pasi bashkëbisedon me ta, Rama u thotë se do gjendet një zgjidhje për riparimin e shtëpisë dhe ndërkohë ata do strehohen diku tjetër.

Madje iu bën me dije se shtëpia do të ndërtohet sa më shpejtë, në mënyrë që mos ti kapë dimri jashtë.

“Me urimin që këta katër fëmijë t’ia dalin sa më mirë në shkollë këtë vit si edhe me të gjithë vëmendjen për të përmirësuar sa më parë kushtet e jetesës për ta e për këdo që si ata ka nevojë për një ndihmë të veçantë, ju uroj një të diel të qetë”, shkruan Rama. /a.y/noa.al