Transmetuar më 16-09-2018, 07:55

Edhe këtë fundjavë, Policia Rrugore e Tiranës, është ndalur për kontroll në autostradën Tiranë Durrës.

Por pavarësisht paralajmërimeve dhe kontrolleve, nuk kanë të ndalur drejtuesit e mjeteve me shpejtësi rrugor.

Bëhet me dije se gjatë fundjavës dhe më konkretisht natën mes të shtunës dhe të Radar e Drager. Polici thotë se edhe pse gjate fundjavave janë gjobitur shumë drejtues mjetesh për shpejtësi tej normave të lejuara përsëri ka drejtues mjetesh që rrugën e trajtojnë si pistë dhe makinën si avion.

Një 37-vjeçar nga Lezha i cili udhëtonte me një makinë BMW është kapur me shpejtësi 174 km/h.

Ndërkohë një 24-vjeçar me Audi është kapur me 194 km/h.

“E papranueshme. Papërgjegjshmëri ndaj jetës. Mos shpejtoni të dërgoni patentën në banesë, por ecni ngadalë që të shkoni ju bashkë me patentën se familja ju pret”, thotë policia, duke këshilluar zbatimin e rregullave të qarkullimit rrugor. /a.y/noa.al