Transmetuar më 15-09-2018, 23:49

Një aksident i rëndë me pasojë plagosjen e një gruaje shqiptare ka ndodhur ën Itali.

Aksidenti mësohet se ka ndodhur gjatë ditës së sotme rreth orës 18:00.

Sipas mediave italiane aksidenti i rëndë ka ndodhur në rrugën Bertini në zonën Forlit.

E plagosur në gjendje kritike për jetën ka mbetur një shqiptare që i përket moshës 55-vjeçare.

Sipas raportimit të mediave italiane mësohet se shqiptarja, identiteti i të cilës nuk bëhet i ditur, është përplasur nga një makinë teksa po lëvizte pranë zonës së kalimit të këmbësorëve.

Policia menjëherë ka mbërritur në vendngjarje, ku mësohet se edhe drejtuesi i mjetit ka marrë lëndime të lehta si pasojë e përplasjes.

Po punohet për dokumentimin e plotë të shkaqeve të aksidentit./a.k/noa.al/