Transmetuar më 15-09-2018, 20:16

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një shqiptari ka ndodhur në Greqi.

Aksidenti mësohet se ka ndodhur pasditen e sotme në Kretë, rreth orës 16:00.

Sipas mediave lokale aksidenti mësohet se ka ndodhur konkretisht në rrugën “Akrotiri” në Chania.

Mësohet se i ndjeri është një 48-vjeçar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur.

Shqiptari 48-vjeçar, i cili ishte duke drejtuar një motoçikletë, dyshohet se është përplasur nga një automjet.

Përplasja rezultoi fatale për 48-vjeçarin, i cili humbi jetën, teksa po transportohej në spital nga ekipet e ndihmës së shpejtë, që mbërritën në vendngjarje.

Mediet vendase raportojnë se shqiptari u transportua i pajetë në spitalin në Chania.

Policia vendase ka nisur punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit./a.k/noa.al/