Transmetuar më 15-09-2018, 18:36

Një pensioniste me banim në Groseto të Italisë humbi ndjenjat pasi fitoi 5 milionë euro me një biletë lotarie “Gratta e vinci”.

Gruas mësohet se i ka rënë të fikët në dyqanin ku kishte blerë biletën që e bëri të pasur.

Mediat italiane theksojnë se pensionistja e mori veten pas disa minutash dhe u largua shumë e lumtur.

Identiteti i fitueses nuk bëhet i ditur.

“Bëhet fjalë për një kliente që dëshiron të mbetet anonime”, ka thënë për Ansan titullari i kompanisë.

Ndërsa shitësi i biletës u shpreh: E përgëzuam pasi i dhamë ndihmën e parë. Atë biletë ia kam shitur me dorën time. Ishte një emocion i fortë edhe për mua. /k.k/noa.al/